Kalimi i vales ne kufirin e dy mjediseve -- Pasqyrimi dhe Thyerja



Si te luajme:

  1. E gjithe zona eshte e ndare ne dy nenzona (Siper/Poshte).
  1. Klikoni brenda gjysem-rrethit te zi brenda afer kreut , mandej zvarrite mausin (majtas-djathtas) per te ndryshuar kendin e renies.
  2. Ju mund te futni treguesin e thyerjes per keto dy mjedise (n2/n1).
  3. Klikoni mbi butonat Faster/ Slower per te ndryshuar shpejtesine e vales.
  4. SNdalimi/Rifillimi i animacionit.
    1. Animation nderpritet kur ju shtypni butonin e majte te mausit, ai do te rifilloje kur ju e leshoni butonin e mausit.
    2. Nese shtypni butonin e djathte te mausit, animacioni po ashtu nderpritet. por duhet te shtypni perseri butonin e djathte te mausit per te rifilluar animacioni.
    3. Cfare ndodh po te shtypesh butonin e djathte te mausit dhe mandej te shtypesh butonin e majte te mausit ? Provojeni!
* Per valet zanore qe bien mbi siperfaqen e ujit:
Nese kendi i renies eshte me i madh se kendi kritik angle (rreth 13 grade),
vala zanore do te pesoje pasqyrim te plote te brendeshem. Nuk ka vale zanore te transmetuar ne uje.


kur nje tufe drite bie me nje fare kendi mbi nje siperfaqe te rrafshet te nje mjedisi optikisht me te dendur, vala "ndesh" nje numer te mmadh atomesh te ngjeshur me njeri tjetrin, te cilet do ta shperhapin driten . (Per gjatesi vale te drites -- d=500nm -- atmosfera e Tokes ka rreth 106 molekula ne nje kub me vellim d3). Kur fronti valor arrin siperfaqen, ai do te eksitoje atomet njeri pas tjetrit, secili prej tyre do te riemetoje tufe fotonesh qe mund te mendohet si nje valez gjysemsferike ne mjedisin ku bien. Meqenese gjatesia e vales eshte shume me e madhe se distancat midis molekulave, valezat avancojne se bashku dhe mbivendosen per te dhene maksimum vetem ne nje drejtim, ku eshte pikerisht ajo qe percaktohet si tufe e pasqyruar . Valezat perkulen kur kalojne kufirin e mjedisit, sepse shpejtesia ndryshon. Per te njejten arsye, ato formojne valen e percaktuar si tufa e thyer .


Raporti i treguesve te thyerjes n2/n1 = v1/ v2, ku v1, v2 jane shpejtesite e valeve respektivisht ne mjedisin 1 dhe 2.

Per driten (vala elektromagnetike):

lendet Ajer Uje Pecikllas Diamant
treguesit e thyerjes 1.00029 1.333 1.51 2.417

Per valet zanore :

materiali Ajer avull uji uje i fresket uje deti Alumin
shpejtesite e valeve (m/s) 331 401 1493 1513 5104