II. Qeliza Prokariote


D. Bakteret - organizma njëqelizorë prokariotë


Bakteret janë shumë të vogla dhe shpesh të padallueshëm me objektivin e vogël. Preparati i përgatitur me bakteret ka tri tipe bakteriesh në të.

Bakteret sferike (koke) shpesh grupohen në grupe prej dy, katër apo dhe më shumë qeliza.

Gjeni bakteret në formë shkopi (bacile). Vini re që bakteret në formë shkopi nuk kanë të njëjtën gjatësi.

Gjeni bakteret në formë spirale (spirile).


Për të gjetur përmasat e këtyre baktereve kaloni në një zmadhim më të madh.

Në këtë zmadhim diametri i fushës është rreth 45 mikron.

1. Gjeni pėrmasat e baktereve në formë shkopi.

2. Gjeni përmasat e baktereve në formė spirale.

3. Gjeni përmasat e baktereve në formë sferike.

Fund!
Kthehu në fillim të VIRTLAB-BIOLOGJI