Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player



PCR-ja është një teknikë relativisht e thjeshtë dhe e lirë që ju mund ta përdorni për tu përqendruar në një segment të vetëm ADN-je dhe ta kopjoni atë në miliarda kopje të tjera. PCR-ja përdoret çdo ditë për të diagnostikuar sëmundje, identifikuar baktere dhe viruse, në provat e ngjarjeve kriminale, si dhe në shumë drejtime të tjera. Lexoni më poshtë për të parë se si funksionon!

Cili është roli i këtyre pjesëve në reaksionin e PCR-së?

Prajmerat janë copa të vogla ADN-je që përgatiten në laborator. Meqenëse, përgatiten sipas nevojave prajmerat kanë sekuencën e nukleotideve që dëshirohet.

Në një reaksion PCR-je, dy prajmera fiksohen në një segment ADN-je që ju doni të kopjoni. Në bazë të çiftimit komplementar të nukleotideve, njeri prajmer fiksohet në njërin varg në njërin skaj të segmentit të dëshiruar, ndërsa prajmeri tjetër fiksohet në vargun tjetër dhe në skajin e kundërt. Në shumicën e rasteve, dy prajmera që janë rreth 20 nukleotide të gjatë do të fiksohen vetën në një zonë të caktuar të gjithë gjenomës.

Prajmerat janë gjithashtu të nevojshëm sepse ADN Polimeraza nuk mund të kapet në një varg të vjetër dhe të fillojnë kopjimin. Ajo mund të funksionojë vetëm në një kopje ekzistuese ADN-je.

ADN Polimeraza është një kompleks proteinik e cila bën kopjimin e ADN-së përpara se një qelizë të ndahet ne dy qeliza bija. ADN Polimeraza fiksohet pranë një prajmeri, i cili është i çiftuar nga ana e tij me një varg të gjatë ADN-je.

ADN Polimeraze fiksohet në fund të prajmerit dhe fillon të shtojë nukleotide. (Në jetën e gjallë, këto prajmera formohen nga një enzimë që quhet primazë)

ADN Polimeraza në trupin tonë shkatërrohet në një temperaturë shumë herë më të ulët se 95°C - në një epruvetë PCR-je ADN Polimeraza që përdoret më shpesh vjen nga një bakter që quhet Thermus aquaticus, i cili jeton në burime termale dhe që mund të mbijetojë deri afër temperaturës së vlimit, dhe punon normalisht në temperaturën 72°C.

Nukleotidet janë njësitë që ndërtojnë molekulat e ADN-së. Ju shtoni një përzierje të katër tipave të nukleotideve (A, C, G, T) në epruvetën ku do kryhet PCR-ja. ADN Polimeraza i kap nukleotidet e lira në tretësirë dhe i bashkon me vargun e ADN-së në fund të prajmerit.