Simulimin e gjeni duke klikuar këtu

Udhëzimin e shfaqur më poshtë mund ta shkarkoni duke klikuar këtu

Eksperimenti Virtual i Efektit të Faradeit


Në këtë eksperiment tregohet ligjit të induksiont elektromagnetik për disa raste.
Sapo hapet applet-i, në krye të tabelës zgjidhni butonin " Magnet Shufër" dhe shfaqet një shufër magneti me polet Nord N dhe Sud S. Në rast se levizni magnetin duke zvarritur mausin, vini re se si ndryshojnë vijat e fushës magnetike që dalin nga poli N dhe shkojnë tek poli S ( në figurë janë shigjetat gjysëm të bardha dhe gjysëm të kuqe). Provoni të tërhiqni busullën tani në një pozicion çfarëdo, lereni të lirë dhe vini re se shigjeta e saj rrotullohet vetë derisa orientohet sipas vijave të fushës. Në të djathtë të applet-it keni disa komanda që mund ti zgjidhni.
Tek "Intensiteti" duke rritur përqindjen vihet re që rritet edhe fusha. Nëse shtypni butonin "Përmbys Polaritet" duket që ndryshojnë polaritetet e magnetit. Duke çekuar tek "Shiko Brenda Magnetit" duken vijat e fushës magnetike edhe brenda magnetit. Tek "Shfaq Fushë" ne mund të zgjedhim, për të parë vijat e fushës apo jo. Tek "Shfaq Busullën" mund të vendosim busullën në fushën e magnetit ose ta heqim atë. Tek "Shfaq Matësin e Fushës" në aplet shaqet një dritare të cilën nëse e lëvizim me mauz nëpër fushën magnetike, aty na tregohen edhe komponentet e fushës të cilat ndryshojnë sipas pozicionit.
Në menunë kryesore zgjidhni "Formo Bobinën"! Në fushë vihet re edhe një spirë përcjellëse me një llampë ose një ampermetër që zgjidhen duke klikuar mausin mbi to (te fusha "Indikator").
Kapni magnetin me mauz dhe tërhiqeni atë, vini re që duke e afruar ose larguar drejt spirës, do vihen re disa xixëllima të llampës. Në rast se ndalojmë magnetin ndërpritet xixëllimi i llamës ( ose tregimi i ampermetrit). Përpiquni të kuptoni dukurinë duke e përsëritur disa herë atë. E njëjta gjë ndodh edhe nëse kapni dhe lëvizni spirën. Si shpjegohet kjo? Vini re dhe lëvizjen e elektroneve në spirë. Vini re se sa më shpejt lëvizni magnetin ose spirën, aq më i madh është xixëllimi. Pse?
Duke zgjedhur në të djathtë tek "Spira" ndryshojmë numrin e spirave, provoni përsëri dukurinë. çfarë vini re? Nëse magnetin e lëvizni sipër apo poshtë spirës duket që vezullimi i llampës është më i dobët. Pse?
Zgjidhni "Elektromagnet" nga menuja kryesore, Në të djathtë mund të zgjidhni burimin e rrymës së vazhduar "DC" ose atë alternative "AC". Ndryshoni tensionin e burimit dhe vini re se si ndryshon rryma në spirat, gjithashtu edhe fusha magnetike përreth. Kjo duket nga shigjetat e fushës por edhe nga orientimi i busullës. Kur burimi është alternativ "AC" tregohet ndryshimi i kahut dhe vlerës së rrymës dhe të fushës magnetike.
Zgjidhni "Transformator" tek menyja kryesore. Tani del burimi që jep rrymë në spirat dhe në pjesën tjetër spirat të lidhura me një llampë. Lëvizni njërën prej tyre me maus duke afruar dhe larguar tek tjetra. Duket xixëllima e llampës. Ndryshoni vlerat e tensionit të burimit. Ndryshoni burimin (nga AC në DC dhe anasjelltas). Shpjegoni dukurinë e induksionit elektromagnetik në këtë rast.
Zgjidhni butonin "Generator" nga menyja kryesore. Provoni të krijoni dukurinë dhe të shpjegoni atë