Lavjerësi


 

Ky applet demonstron lëkundjet e lira të një lavjersi matematik me gjatësi l dhe

masë m në fushën e rëndesës. Animimi fillon porsa ky skedar hapet. Lavjersi lëkundet

me vlera të paracaktuara të gjatësisë (L=212.0 cm) dhe periodës (T=2,9 s). Këto vlera shfaqen në cepin e djathtë të dritares së applet-it. Vizorja vertikale është e shkallëzuar në vlera të periodës (në sekonda). Ndërsa numri N tregon numrin e plotë të lëkundjeve të lavjersit që nga çasi kur kanë filluar lëkundjet. Kur ju lëvizni mausin, atëhere shënimet në kutinë-tekst ndryshojnë. Aty shfaqen: vlera e shmangies horizontale nga verikalja (dx), perioda (T) dhe këndi i shmangies (theta) nga verikalja, që do ti korespondonin pozicionit ku është treguesi i mausit. Por vlerat e paracaktuara të parametrave si: gjatësia e lavjersit, masa e tij dhe nxitimi i rënies së lirë mund të ndryshohen.

Si mund ti ndryshohen parametrat?

    Vendosja e pozicionit fillestar:
    Kliko dhe zvarrit butonin e majtë të mausit
      Pozicioni horizontal i lavjersit do të ndjekë mausin. Animimi fillon kur ju e lëshoni butonin e mausit

  1. Rregullimi i gjatësisë

  2. duke zvarritur treguesin (kur mbani të shtypur butonin e majtë)
      nga pika e varjes (njolla e kuqe) te një pozicion që vendos gjatësinë që doni.

    Animimi fillon kur ju lëshoni butonin e mausit.


  3. Ndryshimi i gravitetit g

  4. Kliko afër majës së shigjetës së kuqe,
      dhe zvarritni butonin e mausit për ta ndryshuar atë (lart-poshtë).

  5. Ndryshimi i masës së sferës

  6. Kliko afër fundit të shufrës së zezë,
      dhe zvarrit mausin për ta ndryshuar atë (lart-poshtë).
    Informacioni i shfaqur kur klikoni te kuti teksti "shfaq":

    1. pika-pika të kuqe: energjia kinetike K = m·v2/2 e sfrës

    2. me pika-pika blu: energjia potenciale U = m·g·h  e  sferës
    Provo të gjesh relacionin midis energjisë kinetike and energjisë pontenciale!

    3.pika e zeza (dyshe) paraqesin periodën T e lavjersit

      lëviz mausin te pika :
        do shfaqet informacioni për këtë pikë në fushëntekst
Kliko shfaq kutinecheck për të sfaqur më shumë informacion
    shigjeta blu paraqet forcën e gravitetit, shigjeta jeshile paraqet përbërsen e gravitetit, shigjeta e kuqe paraqet shpejtësinë e sferës
    Përpiqu të krahasosh shpejtësinë dhe përbërsen tangenciale të forcës gravitionale!

Ju mund të provoni disa varësi të periodës së lavjersit nga madhësi të ndryshme. P.sh. duke ndryshuar gjatësinë e lavjerësit të studioni varësinë e periodës nga gjatësia, ose duke ndryshuar rëndesën, mund të studioni varësinë e periodës nga rëndesa. Realisht perioda do varet edhe nga këndi i shmangies fillestare të lavjerësit nga vertikalja. Por, për kënde të vegjël të shmangies nga vertikalja perioda nuk varet nga ky kënd. Në rastin e këndeve të vegjël, perioda e lavjersit jepet:

Kjo, mund të provohet duke zbatuar ligjin e dytë të Njutonit për lëvizjen e lavjersit. Zhvendosja e masës m është sipas harkut rrethor me rreze L, prandaj nxitimi i tij tangencial është d2(LΘ)/dt2 = m·g·sinΘ , ku mgsinΘ është forca tangenciale . Kështu që ekuacioni i lëvizjes së lavjersit del:


kur këndi është i vogël

,

kështu që ekuacioni i mësipërm bëhet



që tregon se lëvizja e lavjersit është harmonike me periodë



Sa është gabimi që bëhet në përafrimin e mësipërm?


Nga zbërthimi në seri Tejlori



Në përafrimin e parë, gabimi është



Gabimi relativ (në përqindje)



Nëse këndi është 5 gradë, që do të thotë



Gabimi relativ është



Për këndin=5 gradë , gabimi relativ është më i vogël se 0.116%
Për këndin=5 gradë , gabimi relativ është më i vogël se 0.463%
Për këndin=5 gradë , gabimi relativ është më i vogël se 1..85%

Perioda e lavjersit është e pavarur nga këndi fillestar (gabimi është relativisht i vogël, përveç kur këndi është më i madh se 20 gradë- pë më shumë se 2% gabim).


Detyra:

1. Studioni varësinë e periodës nga a) gjatësia b) rëndesa dhe provoni se perioda nuk varet nga masa e lavjersit

2. Studioni varësinë e periodës nga shmangia fillestare e lavjersit dhe provoni që për shmangie të vogla, perioda nuk varet nga shmangia fillestare (amplituda e lëkundjeve)

3. Provoni ligjin e ruajtjes së energjisë mekanike të lavjersit