Një proçes termodinamik përkufizohet si një kalim i sistemit termodinamik nga një gjendje fillestare në një gjendje përfundimtare. Gjatë zhvillimit të proçesit termodinamik specifikojmë rastin kur një variabël termodinamik mbetet konstant.

Proçesi izobarik ka të bëjë me kalimin e sistemit termodinamik nga një gjendje në një tjetër ku presioni mbetet konstant. Një shembull tipik është rasti i një pistoni të lëvizshëm në një cilindër, kështu që presioni brenda në cilindër është gjithmonë ai atmosferik. Me fjalë të tjera sistemi është i lidhur dinamikisht, nga një kufi i lëvizshëm ku presioni ruhet. Nga ekuacioni i përgjithshëm për gazin ideal kur shtypja mbetet konstante, temeratura dhe vëllimi ndryshojnë sipas barazimit, për dy gjendje të dhëna:

V1/V2 =T1/T2 (1)

Puna e kryer, ndryshimi i energjisw sw brendshme dhe nxehtwsia gjatë proçesit izobarik është

W=P*(V2-V1) , ∆U=n*Cv*∆T* Q=∆U+W (2)

Ndwrsa ndryshimi i entropisw llogaritet nga formula:

∆S=n*Cv*ln*T2/T1 +n*R*ln (V2/V1)(3)

Një proçes është izohorik në rast se volumi mbahet konstant, kështu që puna e kryer nga sistemi do të jetë zero. Kjo çon tek një sistem i thjeshtë, që nxehtësia transferohet duke shkuar në rritjen e energjisë së brendshme. Një proçes izohorik njihet edhe si proçes izometrik ose një proçes izovolumetrik. Një shembull që përdoret shpesh mund të jetë një enë e mbyllur që përmban gaz ideal dhe që ngrohet nga zjarri . Kështu që gazi brenda enës së mbyllur do të rrisë energjinë e tij të brendshme në rast se rritet temperatura dhe presioni p. sh. gjatë ngrohjes së enës. Nga ekuacioni i përgjithshëm për gazin ideal kur vëllimi mbetet konstant, temperatura dhe shtypja ndryshojnë sipas barazimit,

P1/P2 =T1/T2 (4)

Për energjinë e trasferuar për një proçes elementar matematikisht barazimi shprehet:

δQ=dU (5)

Ne mund të themi që sistemi është i izoluar dinamikisht, nga një kufi i ngurtë, nga ambjenti.

Një proçes izotermik ndodh në temperaturë konstante. Një shembull mund të jetë në rast se kemi një system i zhytur në një vaskë të madhe në temperaturë konstante. Me fjalë të tjera sistemi është termikisht i lidhur me vaskën duke mbajtur një temperaturë konstante. Nga ekuacioni i përgjithshëm për gazin ideal kur temeratura mbetet konstante, vëllimi dhe shtypja ndryshojnë sipas barazimit, për dy gjendje të dhëna:

P1*V1=P2*V2 (6)

Puna, ndryshimi i energjisë së brendshme dhe nxehtësia në këtë rast për n mole janë

W=n*R*T*ln (V2/V1) ∆U=n*Cv*∆T* Q=∆U+W=n*Cv*∆T+n*R*T*ln (V2/V1)(7)

Një proçes është adiabatik, në rast se ai nuk shkëmben nxehtësi me sistemet e tjerë gjatë këtij proçesi δQ=0. Për një proçes të kthyeshëm kjo është identik me proçesin izoentropik. Ne mund të themi që sistemi është termikisht i izoluar nga ambjenti dhe që ky është një kufi i izolimit termik. Nëse një sistem ka një entropi e cila nuk ka rritur akoma vlerën maksimale të ekuilibrit, entropia do të rritet edhe nëse sistemi është termikisht i izoluar.

0=dU+δW , ∆S=0 (8)

Nga ekuacioni i përgjithshëm për gazin ideal kur sistemi nuk shkëmben nxehtësi dhe parimi i parë i termodinamikës, parametrat P, V dhe T lidhen sipas barzimit,

P1*V1γ=P2*V2γ (9)

Ku γ>1 është konstantja e adiabatës.

Tani ne mund të kalojmë në diagramën e apletit të dhënë në secilin nga proçeset që duam.

Diagram paraqitet në boshtet P dhe V.

Boshti horizontal përmban vëllimin V të shkallëzuar në m3 ndërsa shtypja në N/m2.

Në diagramë duket një rrjetë vijash horizontale dhe vertikale të bardha ndërsa dy hiperbolat me pjerrësi të ndryshme me ngjyra të verdha dhe jeshile.

Në fund të apletit ndodhen opsionet për të zgjedhur proçesin që duam, si dhe butonat 'pastro' për të filluar nga fillimi njërin nga proçeset dhe 'inicializo'.

Më sipër duken vlerat e ndryshimit të energjisë së brendshme, nxehtësisë, punës dhe ndryshimit të entropisë.

Në rast se shtypim butonin 'pastro' dhe zgjedhim opsionin 'izobarik' atëherë 'shenjëza' në diagramë, me mauz mund të lëvizë vetëm horizontalisht (vija me ngjyrë lejla), majtas ose djathtas meqë shtypja është konstante dhe vëllimi mund të rritet (kur lëvizim djathtas) ose mund të zvogëlohet (kur lëvizim majtas), po kështu ndodh edhe me temeraturën që duket në aplet. Gjatë kohës që lëvizim me mauz duket si ndryshojnë jo vetëm parametrat V dhe T por edhe puna e kryer, ndryshimi i energjisë së brendshme, nxehtësia edhe ndryshimi i entropies, ( shiko formulat (1), (2) dhe (3) për rastin e dhënë)

Provoni të lëvizni me mauz vertikalisht, ose në një kënd me horizontin për proçesin izobarik. Një veprim i tillë është i pamundur, mauzi nuk i bindet këtij veprimi. Kjo sepse gjatë proçesit izobarik, shtypja nuk duhet të ndryshojë.

Provoni të ndërroni proçesin, shtypni në fillim butonin pastor, nga opsionet e dhëna zgjidhni atë që doni, tëriqni me mauz 'shenjëzën' e dhënë në fushën e apletit ( formohet vija me ngjyrë lejla) dhe vini re si ju ndryshojnë parametrat, puna e kryer, ndryshimi i energjisë së brendshme, nxehtësia edhe ndryshimi i entropies, që ju binden formulave të mësipërme.

Provoni të krijoni cikle, duke kaluar nga një proçes në tjetrin në vazhdim dhe të riktheheni në gjendjen fillestare ( kjo duket nga vija e vazhdueshme me ngjyrë lejla). Vini re si ndryshojnë madhësitë që paraqiten në diagram në fund të çdo proçesi.