Lentet e holla ( lente/pasqyra konvergjente/divergjente)

Ekuacioni per lentet e holla është:

1/p + 1/q = 1/f

ku p është distanca midis objektit dhe lentes, q është distanca midis shembëllimit dhe lentes, dhe f është lagesia fokale e lentes.

vijat blugjurma e rrezeve të dritës
vijat e gjelbërtazgjatimi i rrezeve të dritës për shembëllime virtuale
lente e kuqe e hollëdistancat f dhe 2*f prej qendrës së lentes.
fusha tekst 1pozicioni i çastit i mausit (x , y) në lidhje me lenten
vija verikale e bardhevija referuese (ju mund ta klikoni dhe zvarritni atë majtas/djathtas)
vija e verdhë
 rruga e rrezeve të dritës paraksiale (vetëm për pasyrat)


Parametrat që mund të ndryshohen :
  1. Zgjidh Lente për efektin e lenteve të holla (kjo është edhe zgjedhja e paracaktuar)

  2. zgjidh pasqyrë për efektin e pasqyrave konkave/konvekse

  3. paraprakisht supozohen rrezet paraksiale (ju mund ta ndroni atë)

  4. shtypni butonin çelës  +/-  per të kaluar në lente konvergjente/divergjente

  5. Lëvizni objektin

  6. klikoni afër majës së objektit,  zvarriteni atë deri ku të doni dhe leshoni butonin e mausit.

  7. Levizni lenten/pasqyren:

  8. klikoni afër qendrës së lentes, dhe zvarriteni atë majtas ose djathjtas.

    nëse klikoni me butonin  e majtë të mausit, do levizë vetëm lentja.

    nëse klikoni me butonin e djathtë të mausit, leviz edhe objekti së bashku me lenten.

  9. Ndryshoni lagesinë vatrore të lentes/pasqyrës

  10. klikoni afer majës/fundit të  lentes/pasqyrës, mandej zvarritni mausin . Provojeni!

  11. Nëse ju rregulloni përmasat e dritares, parametrat rivendosen te vlerat e paracaktuara.

  12. Ju mund të hapni më shumë se një dritare për të krahasuar rastet e ndryshme, i mbyllini dritaret e krijuara me butonin "Dil".

Për të hapur një dritare tjetër me Lente!
  • Ju mund të ndryshoni parametrat e mëposhtëm brenda "fushtekstit".
    1. Parameteratdistancatë paracaktuara
      Pobjekt20.
      qshembëllim20.
      fvatër10.
      m=-q/pzmadhimi1.


      Detyra:

      1. Duke kapur me mauz skajin e sipër të objektit provoni ta afroni dhe largoni disa herë objektin drejt lentes (pasqyrës). Shikoni se si ndryshojnë vlerat e p dhe q.

      2. Në rastin kur objekti ndodhet përtej dyfishit të largësisë vatrore vini re se shëmbëllimi është: real, i zvogëluar dhe i përmbysur. Tregoni në këtë mënyrë cilësitë e shëmbëllimit kur objekti ndodhet: a) midis f dhe 2f. b) midis f dhe qendrës së lentes. Tani zgjidhni pasqyrën dhe vini re cilësitë e shëmbëllimit në këtë rast. çfarë konkluzioni nxirrni?

      3. Ku do të dalë shëmbëllimi i objektit nëse ai ndodhet shumë larg nga lentja (pasqyra)? Po në rastin kur objekti vendoset në vatër. Bëni disa prova dhe përpiquni të kuptoni dukurinë nga ana fizike për këto pozicione.

      4. Kapni skajin e sipërm të lentes dhe zgjateni ose zvogëlojeni atë duke ndryshuar kështu largësinë vatrore të saj (f mund ta ndryshoni edhe nga kutia e vlerave të dhëna). Fiksoni largësinë e objektit p dhe për vlera të ndryshme të f mund të gjeni vlera të ndryshme të pozicionit të shëmbëllimit q.

      5. Kapni objektin me mauz vendoseni në disa pozicione. Matni disa vlera të p dhe q, vendosini ato në një tabelë dhe provoni të gjeni largësinë vatrore f' nga llogaritjet (duke supozuar të panjohur largësinë vatrore f). Gjeni vlerën më të mirë sipas metodave laboratorike për f' dhe krahasojeni atë me f e dhënë. Përcaktoni gabimin që bëhet në këtë rast.