Simulimin e gjeni duke klikuar këtu

Udhëzimin e shfaqur më poshtë mund ta shkarkoni duke klikuar këtu

Vetitë e Gazeve

 

Si të veproni?

Me anë të pompës me piston e dorezë, pomponi molekulat e gazit në enën e mbyllur. Manometri ju tregon shtypjen (presionin) në njësi atmosferë (atm) ndërsa tetrmometri ju tregon temperaturën e gazit (në gradë Kelvin). Ena ka një faqe që mund të lëvizë prej jush duke klikuar dhe duke zvarritur mausin. Po ashtu mund të lëvizë edhe kapaku i enës, nga ku mund të dalin malekula. Brenda dritares ku ekzekutohet animimi, janë edhe dy ikona me të cilat (duke klikuar në to):
a) mund të shtohet/pakësohet nxeehtësia që i jepet gazit nga një ngrohës;
b) mund të ndryshohet lloji (specie) i molekulave me dy zgjedhje molekula të rënda dhe molekula të lehta.

Në dritaren tjetër në krah të dritares ku ekzekutohet animimi, janë butonat e kontrollit. Në pjesën e sipërme të kësaj dritareje tregohet se cilat parametra mund të mbahen kostant për të realizuar një process në gaz (zgjedhja bëhet duke klikur me treguesin e mausin në rrethin përkatës). Më poshtë bëhet zgjdhja e numrit të molekulave nga të dy llojet (të rënda dhe të lehta). Më poshtë bëhet zgjedhja e vlerës së intensitetit të fushës së gravitetit ku është gazi (zgjedhja bëhet duke zvarritur rrëshqitësin me maus). Më poshtë është butoni me dy zgjedhje: t'i fshehë apo t'i shfaqë butona komandë, Në këta butona komandë ju mund të zgjidhni disa.

Detyra  

  • Përshkruani proceset që ndodhin në gaze gjatë ndryshimit të variablave shtypje, vëllim, temperaturë (P-V-T). çfarë ndodh gjatë ndryshimit të llojit të gazit dhe gravitetit.
  • Përshkruani se si ndikon ndryshimi i ngrohjes së gazit në shpejtësinë e molekulave.
  • Kryeni disa lloje procesesh në gaze dhe i paraqitni ata në diagramën P-T ose P-V