Simulimin e gjeni duke klikuar këtu

Udhëzimin e shfaqur më poshtë mund ta shkarkoni duke klikuar këtu

Gjendjet Agregate të Lëndës

Vëzhgoni tipa të ndryshme molekulash në gjendje të ngurtë, lëngët, ose të gaztë. Rrisni ose zvogëloni sasinë e nxehtësisë dhe vëzhgoni ndryshimin e fazave. Ndryshoni temperaturën ose volumin e enës ku keni vendosur lëndën që po studjoni dhe vrojtoni  diagramën e përgjigjes presion-temperaturë në kohë të ndryshme. Tregoni se si ndikon potenciali kundrejt forcës midis molekulave.

 

Shembuj  

  • Përshkruani një model molekular të ngurtë, lëngët, dhe të gaztë.
  • Shtrijeni këtë model në ndryshimet fazore.
  • Përshkruani se si ngrohja dhe ftohja ndryshojnë sjelljen e molekulave.
  • Përshkruani se si ndryshimi i volumit mund të ndikojë në temperaturën, presionin  dhe gjendjen e sistemit.
  • Bëni lidhjen midis diagramës presion-temperaturë dhe gjendjes së molekulave.
  • Interpretoni grafikun e potencialit ndëratomik.
  • Përshkruani se si forcat atomike ndikojnë në potentialin bashkëveprues.
  • Përshkruani kuptimin fizik të parameterave në potencialin Lennard-Jones dhe se si ndikon ky në gjendjen e molekulës.