Simulimin e gjeni duke klikuar këtu

Udhëzimin e shfaqur më poshtë mund ta shkarkoni duke klikuar këtu

Ndërtimi i një Atomi


Qëllimi:


  • Duke përdorur një numër të caktuar të protoneve, neutroneve, elektroneve mund  të nxirret modeli i një atomi, për të identifikuar elementin, dhe per të përcaktuar  masën  dhe ngarkesën e këtij elementi.
  • Shtesa ose heqja e një neutroni, protoni, elektroni do të shkaktojë ndryshime të rëndësishme, si mund të ndryshojë elementi kur ndryshohet numri i protoneve, ngarkesa kur ndryshohet numri i protoneve apo elektroneve, si dhe masa kur ndryshohet numri i protoneve apo neutroneve.
  • Zgjidhni një element të caktuar me masë  dhe  ngarkesë të caktuar për të përcaktuar numrin e protoneve, neutroneve, dhe elektroneve të tij.
Në pozicionet ku janë vendosur grimcat e ndryshme të përbërjes së atomit, si protone, neutrone, elektrone mund të konfiguroni atome dhe jone të caktuara duke i vendosur këto grimca në pozicionet përkatëse të tyre në atom (bërthamën atomike apo orbitalet elektronike).