Simulimin e gjeni duke klikuar këtu

Udhëzimin e shfaqur më poshtë mund ta shkarkoni duke klikuar këtu

Përshtatshmëria e të dhënave të një kurbe “CURVE FITTING”

 

Kjo metodë përdoret gjerësisht në studimin e varësive të proceseve të ndryshme kimike. Në rastin e përafrimeve empirike, që kryhen kur njihet ekuacioni i lakores që ne studjojmë, para se të shihet përshtatshmëria e të dhënave tona eksperimentale me ekuacionin e lakores, kryhet e ashtuquajtura zbutje e të dhënave, duke patur si qëllim kryesor përjashtimin e matjeve të dyshimta.

Ekzistojnë disa metoda për zbutjen e të dhënave, që do të thotë përafrim më të mirë të të dhënave eksperimentale me modelin matematikor të zgjedhur. Metoda më e përdorshme është ajo e “katrorëve më të vegjël të plinomit përafrues”. Kjo metodë përdoret kryesisht për lakoret që i binden modelit matematikor linear ose kuadratik. Në qoftë se të dhënat krijonë lakore të modeleve të tjera matematikore, si për shembull eksponenciale, logaritmike e të tjera, duhen kryer transformime të tilla matematikore që lakorja përfundimtare të jetë e modelit matematikor linear apo kuadratik; dhe më pas të zbatohet.