Simulimin e gjeni duke klikuar këtu

Udhëzimin e shfaqur më poshtë mund ta shkarkoni duke klikuar këtu

Reaksionet e kthyeshme

 

Vëzhgoni se si zhvillohet një reaksion në lidhje me kohën. Si ndikon energjia totale kundrejt shkallës së zhvillimit të reaksionit? Ndryshoni temperaturën, lartësinë e barrierës dhe energjinë potenciale. Për të përcaktuar shpejtësinë e reaksionit, mbani shënim vlerat e përqendrimit në kohë të ndryshme. Për të nxjerrë parametrat e Arrheniusit, kryeni studimin e  varësisë ndaj temperaturës. Ky simulim është mirë të kryhet duke përdorur udhëzuesin tcilaer, pasi paraqet një analogji me reaksionet  kimike.

 

Shembull

 

  • Përshkruani se si ndodh reaksioni në nivel mikroskopik me ilustrimet përkatëse.
  • Përshkruani se si lëvizja e molekulave reaguese (shpejtësia dhe drejtimi) kontribojnë në procesin e reaksionit kimik.

 

  • Tregoni se si ndryshimet në temperaturë, ose të perdorimit të një katalisti ndikojnë në shpejtësinë e  reaksionit.
  • Identifikoni në kurbën e energjisë potenciale, energjinë e aktivizimit të reaksionit të drejtë dhe të kundërt, si dhe ndryshimin e energjisë midis reaktantëve dhe produkteve.

 

  • Skiconi procesin si ndryshojnë përqendrimet e reaktantëve dhe produkteve sipas ecurise së  reaksionit.
  • Nga grafiku i varësisë së përqendrimit në funksion të kohës, studenti duhet të jetë në gjendje të dallojë se kur sistemi arrin gjendjen e ekuilibrit.

 

  • Nga të dhënat e përftuara nga vëzhgimi i përqendrimit në lidhje me kohën llogarisni koeficentin e shpejtësisë së reaksionit.
  • Përcaktoni se si  ndryshon koeficenti i shpejtësisë së reaksionit në lidhje me temperaturën.

 

  • Krahasoni grafikun e përqendrimit në varësi të  kohës për të përcaktuar se cili prej tyre përfaqëson shkallën më të shpejtë apo më të ngadaltë.