Uji, densiteti & temperatura
|
Nje veti e rendesishme e ujit eshte relacioni midis temperatures dhe densitetit. Ata qe jetojne ne zona me te ftohte te botes e dine mire kete veti - uji ngrin nga siper drejt thellesise! Nje shembull ekstrem i kesaj vetie te ujit eshte LIQENI VOSTOK, i cili shtrihet poshte nje shtrese akulli te Antarktikes! Per ta kuptuar saktesisht perse eshte keshtu, ne do te shqyrtojme relacionin midis densitetit dhe temperatures se ujit. Temperatura (T) eshte nje veti e popullsise se molekulave; nje molekule e vetme nuk ka nje temperature. Nje molekule e vetme ka energji kinetike, nje funksion i mases dhe shpejtesise se saj. Densiteti eshte masa e nje objekti e pjestuar me vellimin e tij. Ne kushte "standarte", masa nuk varet nga T. Keshtu ne mund te percaktojme ndryshimet ne densitet (mase/volum) nga matja e ndryshimeve te volumit. |
|
|
Para se te fillojme ne duam te sigurohemi qe po masim vetite e ujit te paster. Uji mund te ndotet nga nje numer grimcash te ngurta te tretura ne te, gaze dhe molekula te tjera. Prezenca e ndotesave mund te ndryshoje vetite e ujit. Ka nje numer metodash per te pergatitur ujin e paster. Ne do perdorim me te thjeshten dhe qe i ka duruar kohes, nje "distilator". Shumica (por jo te gjitha) e papastertive mund te hiqen nga distilimi. Per shembull, kriperat e tretura ne uje nuk do te jene prezente ne avullin e ujitr– ato do te koncentrohen ne solucionin qe mbetet pas. Nga ana tjeter, perbereset volative do te avullojne, por nuk do te kondensohen aq efektivisht, dhe keshtu koncentrimi i tyre ne solucionin e distiluar do te reduktohet. |
Perdor Wikipedia |
revised 17 December 2004 |



