Integrimi i TIK-ut në mësimdhënie (2012), dsa mesime model Matematike Fizike (shkolla 9-vjecare )

 

HYRJE

Ky material është përgatitur në kuadrin e projektit: “Orë model duke integruar TIK-un si metodologji e re në mësimdhënie“, nga grupi i punës:

https://onlineapotheeknederland.com/cialis-generiek-nl/

  • Prof. Dr. Bejo Duka (drejtues grupi)
  • Patricia Besho (informaticiene)
  • Mirela Gurakuqi (specialiste e Fizikës në sektorin e metodologjisë, IZHA)
  • Dituri Malaj (mësuese e matematikës)

Materiali përmban 6 mësime model: 3 nga Matematika (klasa 7, klasa 8, klasa 9) dhe 3 nga Fizika (klasa 7, klasa 8, klasa 9).

Çdo mësim model përmban disa linja standarte (si objektivat, metodat, mjetet, pyetje-përgjigjet, konkluzionet, vlerësimet, etj) që duhet të ketë parasysh mësuesi gjatë përgatitjes së orës së mësimit. Këto linja janë përgatitutr nga mësuesit e grupit. Ndërsa pjesa kryesore e përmbajtjes dhe demonstrimit me kompjuter të ligjeve apo dukurive është përgatitur për çdo mësim në formën e një faqeje të formatit .htm ose ,html, që hapet nga çdo shfletues i internetit si Firefox, Internet Explorer, Moxilla, etj. Këto faqe janë përgatitur nga Prof. Bejo Duka (departamenti i Fizikës, Fakulteti i Shkencave Natyrore, UT). Brenda faqes .htm ose .html ekzekutohen appletet (shiko udhëzimin mbi funksionimin e appleteve), të cilat janë zgjedhur nga interneti dhe janë modifikuar kodet e tyre nga informaticienia P. Besho sipas udhëzimeve të Prof. B. Duka.

Nëse gjatë hapjes së skedarëve .htm ose html, shfletuesi i internetit (p.sh. Internet Explorer) në kompjuterin e përdoruesit jep mesazhin e bllokimit, mjafton të klikohet te shiriti i bllokimit dhe të zgjedhë: “Allow blocked content†që të lejojë hapjen e faqes. Nëse nuk hapet demonstrimi, atëhere te dritarja qe del klikohet butoni “allow†dhe demonstrimi do të hapet. Theksojmë se shfletuesi i Internetit duhet të jetë i pajisur me Java plug-in. Nëse gjatë ekzekutimit të applet-it ju del mesazhi Java mungon, atëhere shkoni në faqen përkatëse Java.com/en/dowload/index.jsp ku shkarkohet falas dhe instalohet lehtësisht në kompjuterin tuaj.

 

Lista e temave mësimore: