Mbresa nga veprimtaria 45 vjeçare në Universitetin e Tiranës

 

Veprimtaria ime në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (UT) për më shumë se katër dekada (Janar 1973- Tetor 2018) ka qenë e larmishme në të tri komponentet më të rëndësishme të saj:

1)mësimdhënie e disa disiplinave si: Fizikë e Përgjithëshme, Mekanikë Teorike ose Analitike, Mekanikë e Sistemeve të Vazhduara (Kontinumi), Fizikë Llogaritëse, etj.

2)Kërkim shkencor në disa fusha si gjeoelektricitet, gjeomanjetizëm, fluidodinamikë, etj.

3)Përdorimi i metodave numerike, sistemeve të ndryshme kompjuterike, programimit në gjuhë të ndryshme, web-teknologjive, në zgjidhjen dhe vizualizimin e problemeve dhe dukurive të ndryshme fizike.

Mendoj se tipike e kësaj veprimtarie ka qenë këmbëngulja dhe pasioni për të zgjidhur problema të vështira fizike ose matematike. Gjatë viteve të shkollimit dhe më pas, nuk mund të shkoja në mësim pa i zgjidhur të gjitha ushtrimet dhe problemat.

Pasionin për Matematikën, Letërsinë, Rusishten dhe Frengjishten ma kanë ushqyer mësuesit e gjimnazit “Asim Zeneli” (Gjirokastër), përkatësisht: S. Vardhami, poeti A. Shehu, M. Sinoimeri, P. Isufi. Veçanërisht pasionin për fizikën, që përcaktoi edhe orientimin tim në jetë, e nxiti mësuesi L. Çene. Ai më dha të zgjidhja disa problema fizike që ishin botuar në revistën “Matematika dhe Fizika në Shkollë”. Në numrin pasardhës do botoheshin zgjidhjet më të mira që dërgonin nxënësit në redaksinë e revistës. Unë i postova zgjidhjet e problemave, por vetëm kur fillova studimet në Degën e Fizikës në Tiranë, mësova se zgjidhjet e mia ishin botuar dhe ishin pëlqyer.

Në periudhën e studimeve të mia universitare (1967-1972) dega e Fizikës kishte dy katedra mësimore:

1. “Katedra e Fizikës së Specialitetit” me drejtues prof. Sotir Kuneshka, e cila mbulonte mësimdhënien e fizikës në dy diploma: mësuesi (studime 4 vjeçare) dhe fizikan (studime 5 vjeçare)

2. “Katedra e fizikës së përgjithshme” e drejtuar nga prof. Skënder Koja, e cila mbulonte mësimdhënien e fizikës në të gjitha degët e tjera të universitetit të Tiranës ku përfshiheshin edhe degët e inxhinjerisë dhe mjekësisë.

U emërova si asistent në Katedrën e fizikës së përgjithshme në Janar 1973, pasi u diplomova si fizikan me rezultate të larta sidomos në disiplinat e matematikës. Në muajt e parë të punës, na ngarkuan me pak orë laboratoresh. Unë e shfrytëzova këtë periudhë për të dhënë provimin pasuniversitar “Gjuhë Frenge” meqënëse në atë periudhë lexoja libra rusisht dhe frëngjisht. U nxitova në dhënien e provimit sepse në atë kohë dhe më pas vijuan të jepeshin bursa studimesh pasuniversitare në Francë. Unë ëndërroja shumë për to, por kjo ëndërr nuk mu realizua.

Tre vjet më pas u emërova pedagog në po këtë katedër. Gjatë këtyre viteve kam dhënë ushtrime të fizikës së përgjithëshme në degë të ndryshme të fakulteteve të Inxhinjerisë deri sa përfundova me ngarkesë të plotë në fakultetin e Gjeologji-Miniera, ku pata në fokus shumë vite degën e gjeofizikës. Kjo degë kishte një program të lëndës së fizikës shumë të gjerë në krahasim me të gjitha degët e tjera. Duke u mbështetur në disa tekste ruse të kohës, hartova një cikël leksionesh të shkruara dhe mund të kem zgjidhur me qindra ushtrime me nivel të lartë sepse nuk mund të dilja para atyre studentëve të paktë në numër, por shumë të aftë si N. Likaj, A. Shtuka, R. Siliqi, A. Bitri, etj.

Përveç disa provimeve të kualifikimit, katedra pati edhe një aktivitet që përshtatej me natyrën time. Prof. Koja shtronte periodikisht problema të një niveli të lartë vështirësie prej një fizikani të madh rus (në atë kohë mbizotëronte literatura ruse) dhe ne i zgjidhnim dhe i debatonim në seancën pasardhëse.

Veprimtarinë krijuese e kam nisur qysh më 1978, me një botim të parë mbi “Rezenoncën parametrike” në revistën “Matematika dhe Fizika në shkollë”.

Një vit më vonë, një nga gjeofizikanët më të njohur shqiptar prof. A. Frashëri, më pozoi problemin, që u bë edhe objekt i disertacionit tim për gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” (1982): nga matjet elektrometrike mbi shtratime nafte dhe gazi, konstatohej një anomali e potencialit të fushës elektrike natyrore. Në disa artikuj anglisht, thuhej shumë pak mbi origjinën e mundëshme të kësaj anomalie, që ishte ndryshimi i oxidoreduktueshmërisë si pasojë e migrimit të hidrokarbureve. Fillova të mësoj në mënyrë autodidakte edhe anglishten për të kuptuar literaturën perëndimore. Për të shpjeguar dukurinë, ndërtova një model, që e konsideronte mjedisin mbi dhe rreth shtratimit si një pilë cilindrike ku potenciali ndryshon me hop nga brenda jashtë cilindrit si pasojë e ndryshimit me hop të oksidoreduktueshmërisë së shkëmbinjve brenda dhe jashtë cilindrit. Ky kërcim potenciali mbahet konstant me kohën si pasojë e migrimit të vazhdueshëm të hidrokarbureve. Rezultat e llogaritjeve numerike të modelit që u kryen me ndihmën e N. Frashëri, paraqitën një anomali shumë të ngjashme me atë që vrojtohej në terren. Rezultatet e modelit i botova në një artikull te revista Buletini i Shkencave të Natyrës: “Ndërtimi i një modeli të fushës elektike dhe magnetike në mjedise që paraqesin veti të ndryshme oksido-reduktuese” (1983).

Në vitet 1981-1986 u përfshiva në botime tekstesh mësimore, në përdorimin e PC dhe programimin në Basic për zgjidhje numerike të problemeve fizike.

Viti 1987 solli ndryshme në dy aspekte: në mësimdhënie dhe në kualifikimin tim. Në këtë vit u riorganizua dega e fizikës në disa katedra, njera prej tyre ishte ajo e Fizikës Teorike e drejtuar nga Prof. R. Meidani, antarë të së cilës ishin dhe disa kolegëve që vinin nga studime pasuniversitare në Francë. Prof. Meidani më ftoi edhe mua në këtë katedër duke më ngarkuar lëndën “Mekanika teorike”. Këtë lëndë e jepte tradicionalisht Prof. Kuneshka dhe pas daljes së tij në pension e jepte Prof. K. Qendro, asistent i të cilit u bëra unë. Pas dy vitesh, kur Prof. Qendro doli në pension, mu ngarkua mua detyra e rishikimit të programit, pasi deri atëhere programi mbështetej kryesisht në tekste ruse të destinuara për Inxhinjerinë. Hartova një program që mbështetej në dy tekste të mirënjohur për Fizikën, me autorë Landau & Lifshic dhe Goldshtein. Hartova tekstin përkatës, i cili ishte një përshtatje e mbështetur në tekstet e mësipërme dhe ndërkohë hartova edhe një tekst ushtrimesh, pasi kisha zgjidhur me qindra ushtrime.

Në vitin 1987, mu dha mundësia që të ndiqja workshopin një mujor “Geomagnetism and Aeronomy” në qendrën ndërkombëtare të fizikës teorike (ICTP) në Trieste, Itali. Themeluesi i kësaj qendre, pakistanezi Abdus Salam – laurat i çmimit Nobel, shprehu habi dhe kënaqësi në takimin me pjesmarrësit e kursit, kur u informua që për herë të parë në workshop merrnin pjesë dy persona (H. Sykja dhe unë) nga Shqipëria. Pjesmarrja ime në këtë kurs përcaktoi edhe fushën kryesore të kërkimit tim të mëvonshëm. Në atë kohë qendra ofronte jo vetëm një bibliotekë të pasur, por edhe fotokopje të pakufizuar. Kemi bërë disa dengje të rënda me artikuj e libra të fotokopjuar, të cilat i nisëm me maunet shqiptare nga porti i Triestes.

Ishte përsëri Abdus Salam, i cili ftoi 8 pedagogë të fizikës në qendrën e tij në vitet 90-91 në periudhën e përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri. Së bashku me kolegun tim Prof. Z. Mulaj kemi qëndruar në këtë qendër duke shfrytëzuar gjithë facilitetet e saj dhe këtë radhë dengjet me fotokopje i kemi transportuar me tragetin që u kthyem. Në ato ditë që ne ktheheshim në Shqipëri mbrrinin me anije mijëra refugjatë në Itali. Kur takonim ndonjë prej tyre habiteshin se si ne ktheheshim në atë situatë të krijuar në Shqipëri.

Pas kthimit nga Trieste u angazhova në një kërkim të ri: ndërtimi i modelit të fushës gjeomanjetike në Shqipëri në epoka të ndryshme, që fillojnë qysh nga viti 1943 me matjet e kryera nga një ekip gjerman, e vijojnë me fushata matjesh 1960 (ekip gjerman e shqiptar) e 1989-1990 (ekip shqiptar nga ish ndërmarja gjeofizike–Tiranë). Me rezultatet e këtyre matjeve që mu vunë në dispozicion nga gjeofizikani S. Bushati, ndërtova modelin, plotuam hartat dhe botuam artikullin e parë (1991) jashtë shtetit. Më kujtohet se ne këte periudhë, me lejen dhe makinën e fakultetit e transportova PC e zyrës në shtëpi ku e lëshoja programin të ekzekutohej edhe gjatë natës pasi procesori ishte i ngadaltë.

Në vitin 1992, P. Bernardini nga universiteti i Lecces (Itali), që pa gjendjen në departamentin tonë, u interesua shumë për të na ndihmuar. Ai gjeti një minikompjuter (workstation) që ishte nxjerrë për dhuratë nga CERN Zvicër, e tërhoqi në Lecce dhe kualifikoi aty dy pedagogë të rinj të katedrës për përdorimin e tij. E solli me makinë dhe e instaloi në një nga laboratoret tanë ku u instaluan edhe 2 terminale. Sistemi VAX VMS workstation lejonte përdorim të njëkohëshëm nga disa terminale (multiuser). Për shkak të largimit jashtë vendit të të dy pedagogëve të kualifikuar, u detyrova ta mësoj vetë përdorimin e këtij sistemi sipas manualeve. Sistemi kishte të instaluar jo vetëm kompilatorët e gjuhëve Pascal, Basic, Fortran dhe C, por edhe një librari shumë të pasur programesh për llogaritje numerike të përdorura në CERN. Instalova edhe disa terminale të tjera te ky workstation dhe krijuam të parin laborator të Fizikës Llogaritëse ku kishim edhe disa PC që u lidhën për herë të parë një rrjet me laboratorin e informatikës dhe me internetin në vitin 1996. U ndryshua edhe emërtimi i katedrës në “Katedra e fizikës teorike dhe llogaritëse” dhe unë u caktova përgjegjës. Më vonë kjo katedër u nda në dy seksione, në seksionin e fizikës teorike ku drejtonte Prof. H. Sykja dhe seksionin e fizikes llogaritëse që e drejtoja unë .

Në vitin 1993 , në kuadrin e një projekti Tempus, pata rastin të qëndroj për një muaj në Universitetin e Siegen-it (Gjermani), ku pata mundësinë të mësoj më mirë përdorimin e kapaciteteve të sistemeve workstation dhe programimin në gjuhën fortran. Aty pata rastin të takoj edhe një mësues të fizikës i cili kishte realizuar një paketë programesh kompjuterike për demonstrime dhe vizualizime të fizikës. Ai më fali një kopje të tyre, që u bënë frymëzim për vizualizimet që unë realizova më vonë. Në po atë vit, unë fitova një bursë 6 mujore nga programi “Training and Research in Italian Laboratories” i ICTP Trieste, për të kryer kërkim shkencor në Istituto Nazionale di Geofisica–Rome, ku unë u atashova në njësinë e Gjeomagnetizmit me drejtues A. Meloni dhe bashkëpuntor A. De Santis.

Duke shfrytëzuar biblotekën e pasur, qëndrën llogaritëse dhe ndihmën e kolegëve italianë, pata disa arritje në fushën e gjeomagnetizmit. Arrita përdorimin dhe modifikimin e një metode të re të modelimit të fushës gjeomanjetike e ashtuquajtur SCHA (Spherical Cap Harmonic Analyses) e krijuar nga kanadezi Hains dhe e përmirësuar nga De Santis. Kjo metodë përdor analizën në harmonika sferike me rend jo të plotë mbi të dhënat e matjeve në një kësulë sferike. Rezultatet ekëtij kërkimi u publikuan në dy artikuj të revistës “Annali di Geofisica”.

Unë pata gjithashtu shansin e madh të takoja në këtë institut një nga fizikanët më të njohur të gjeomanjetizmit, britaniku Frank Lowes ish zv. president i shoqatës mbretërore të Astronomisë. Ai njihet për zbulimin e spektrit energjetik të harmonikave sferike që mban emrin e tij. Ai vizitoi institutin ING për disa ditë duke dhënë leksione interesante. Në ato ditë unë kisha dërguar një artikull në revistën “Annals of Geophysics”, por kolegët italianë kishin një dyshim dhe hezitonin ta botonin, prandaj ia dhanë Frank-ut që ta lexonte. Ai brenda ditës më tregoi gabimin, që solli në ndryshimin e krejt objektit të artikullit që u botua më 1993.

Më vonë i tregova Frank-ut disa llogaritje që atij iu dukën shumë interesante dhe bazuar në to, ai shkroi artikullin e botuar më 1995 në një revistë ndërkombëtare me faktor të lartë impakti. Për të nderuar mikpritësin tim, A. De Santis, kërkova që të shtohej emri i tij si bashkëautor në këtë artikull. Shumë shpejt pasi doli artikulli i cili trajtonte një nga problemet me shumë interes në Gjeomagnetizëm dhe që ishte cekur edhe nga matematikani i njohur G. Backus, artikulli ynë u citua. Ndryshe nga Backus, ne arritëm në përfundimin që mund të përcaktohej plotësisht fusha gjeomanjetike jashtë burimeve të saj (rrymave elelektrike në bërthamën e Tokës) nëse njihet jo vetëm moduli i saj në sferë, por edhe 3 komponentet e saj vetëm në pikat e një rrethi të madh të sferës. Artikulli më dha shumë kredenciale në komunitetin e gjeomagnetistëve.

Shoqata IAGA (International Association of Geomagnetism and Aeronomy), më mbështeti financiarisht pjesëmarrjen në disa konferenca ndërkombëtare (Upsala-Suedi 1998, Birmingam-Angli 2000, Touluse-Francë 2002, Sopeon-Hungari 2008).

Më 1994, ING që tashmë quhet INGV ( Istituto Nazionalie di Geofisica e Vulcanologia), nisi një projekt për të krijuar për herë të parë, rrjetin e stacioneve të përsëritëshme gjeomanjetikë në territorin shqiptar (1994). U caktuan 12 pika me shpërndarje që mbulonin gjithë territorin, por u shmang njëra pikë (Berati) pasi në këtë rajon kishte rënë kolera.

Ekipi italian që kreu matjet (O. Batteli dhe M. Chiapini) erdhi me furgonin e tyre të paisur jo vetëm me instrumentat matës të fushën vektoriale gjeomagnetike, por edhe me paisje ushqimore të paketuara për tu përdorur në terrene larg zonave të banuara sepse matja në çdo pikë vijonte gati një ditë. Ekipi shqiptar përbëhej nga Dr. S. Bushati që punonte në Akdeminë e Shkencave dhe unë, me nje automjet nga ish ndërmarrja gjeofiziko-gjeokimike e Tiranës. Projekti përfundoi me një model të fushës normale të asaj epoke në Shqipëri. Ekipet e ndryshme italiane i kanë përsëritur matjet periodikisht në çdo 5 vjet në po ato 11 pika.

Në vitin 1995, në kuadrin e një projekti Tempus individual, kam qënë për 1 muaj në departamentin e fizikës të Universitetit të Ferrarës (Itali), ku vendosëm bashkëpunimin shumëvjeçar me kolegun dhe mikun tim të ndjerë C. Ferrario. Aty përgatita kursin e mekanikës së kontinumit dhe hidrodinamikës, si dhe disa programe kompjuterike që i ekzekutova në qendrën llogaritëse të univerisitetit të Ferrarës.

Në vitet 1996-1999 jam marë kryesisht me botime. Përmirësova tekstin e Mekanikës klasike dhe tekstin Fizika Llogarise, të cilët ishin kryesisht adaptime të disa teksteve perëndimorë. Nga artikujt shkencorë të botuar në këtë periudhë, do të veçoja artikullin e botuar në revistën e mirënjohur “Il nuovo Cimento” (1999), ku kam bërë një përpjekje për të zgjidhur analitikish problemin e dinamos kinematike mbi gjenerimin e fushës gjeomanjetike në bërthamëm e jashtme të Tokës.

Në vitin 2000 drejtova një projekt të financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës “Përdorimi i Teknologjive të reja të Informacionit në mësimdhënien e Fizikës”, ku u angazhuan disa pedagogë dhe përfundoi në përgatitjen e një CD. Organizuam edhe një seminar me mësues të fizikës nga shkolla të mesme nga rrethe të ndryshme të vendit.

Me 2002 kam vizituar departamentin e fizikës të universitetit të Barit (Itali) ku njoha me përdorimin e laboratorit didaktik dhe elektronik dixhital, si dhe departamentin e fizikës të Universitetit të Lecces. Në po këtë vit vizitova përsëri fakultetin e Fizikës të Universitetit të Siegen-it për përgatitjen e programit dhe tekstit të fizikës për lëndën e fizikës në degën e Informatikës në Tiranë, modul që e kam dhënë nga viti 2004 deri 2016. Këto 3 universitete: Ferrara, Siegeni, Lecce u bënë partnerë të projektit më të madh që ka patur Departamenti Fizik`s, projekti europian JEP TEMPUS: “New curricula for graduate & postgraduate physics studies”, ku unë kam qenë koordinator dhe C. Ferrario ishte kontraktor. U kualifikuan rreth 15 pedagogë, laborantë e studentë ekselentë si dhe u blenë dhe u instaluan: laboratori i elektronikës dixhitale, laboratori i mjedisit dhe laboratori me sensorë dhe datalogger.

Më 2004 ndoqa workshopin dy javor “Web Enabling Technologies & Strategies for Scientific e-Learning”, ICTP, Trieste (Itali), ku prezantova disa nga vizualizimet e përgatitura në projektin e vitit 2000. Aty u njoha me shumë variante të platformave mbi e-learning, siç ishte dhe ajo moodle, që shkarkohej falas nga interneti dhe instalohej në sisteme Linux.

Për të hedhur në internet rezultatet e projektit Tempus, dhe software moodle, nëpërmjet një projekti universitar, krijuam faqen e parë të fakultetit të shkencave të natyrës www.fshn.tirana.al që ruhej në një server privat, me ndihmën e A. Allkoçit. Por kjo faqe funksionoi pak vite sepse administrata e universitetit e ndryshoi provajderin e Internetit dhe nuk na u mundësua krijimi i një web-serveri në fakultet.

Come determinare a prima vista che un uomo è un buon amante? – Ti abbiamo chiesto durante un sondaggio. Dalle tue risposte c’era un vero ritratto dell’amante dell’eroe. Quindi, un buon amante preferisce il costume da jeans (è stato dichiarato un po ‘più della metà dei lettori del cosmo). È breve o trasporta un acquisto cialis online sicuro classica (30% per entrambe le opzioni), ma non una coda a bilanciere (solo l’1,4% dà la preferenza a uomini dai capelli lunghi brutali). Le braccia del nostro eroe alberi e non vanno al solarium – succede esclusivamente nella stagione (fino al 73,5%!).

I vetmi aktivitet joakademik ku kam marrë pjesë, ka qënë greva e Pedagogëve e vitit 2004, ku u ftova nga udhëheqësi i grevës një ish student ekselent në Gjeologji. Unë pranova të isha në komitetin drejtues të grevës, pasi mora aprovimin e stafit të FSHN. Por nga gjithë ato kërkesa mbi autonominë e universitetit, greva përfundoi në rritjen e pagave. Me qëllimin për të realizuar disa objektiva që do përmirësonin FSHN, kandidova pa sukses në zgjedhjet për dekan në vitin 2008, ku fitova pakicën e votave të stafit, ndonse fitova shumicën e votave të studentëve të fakultetit.

Në vitet 2004-2010 kam fituar disa projekte mobilitetesh dypalëshe me Italinë (me INGV dhe me universitetin e Ferrarës); të cilat sollën disa botime, nga të cilat veçoj atë të (2008) në revistë me faktor impakti, me bashkautor C. Ferrarion dhe A. Passerini, në një fushë tjetër (hidrodinamikë) të kërkimeve të mia. Në kuadër të kësaj fushe, fitova më vonë (2012, 2013) edhe dy projekte për llogaritje numerike në High Performance Computing. I pari me HP Computing SEE (South East Europe), ku në saje të aksesit në Superkompjuterin Paradox (Serbi), ekzekutova programin e hartuar me ndihmën e E. Rexhepi në OpenFoam, për llogaritje numerike të konveksionit termik në unaza cilindrike. I dyti me CERES European HP Computing ku shfrytëzova aksesin disa mujor në superkompjuterin e Cineca-Itali, ku ekzekutova programin e përgatitur tashmë për unazën sferike.

Në vitet 2008-2010, kam filluar të shfrytëzoj platformën Matlab, në veçanti dy paketat e saj Neural Network dhe Wavelets. Arrita të përfundoj me sukses dy punime që u botuan në revista të njohura me faktor impakti: (2008 dhe 2012). Në të parin u zbatua kjo teknikë për parashikimin e evolucionit të fushës gjeomanjetike në sipërfaqen e planetit duke u bazuar në të dhënat e serive të gjata kohore të regjistruara në shumë observatorë gjeomanjetikë në globin tonë. Ndërsa te i dyti u përdor teknika e wavelets si dhe të dhënat e një modeli të njohur mbi evolucionin e fushës gjeomanjetike në çdo vend për periudhën 1860-1990. Ne treguam një metodë të re të detektimit të të ashtuquajtur “jerks” (një ndryshim me hop i variacionit shekullor, pra i derivatit të parë kohor të fushës gjeomagnetike).

Në vitin 2010 realizova si drejtues projektin: “Krijimi i laboratorëve virtualë për lëndët Fizikë, Kimi dhe Biologji në FSHN” i financuar nga AKTI (Agjensia Kombëtare e Kërkimit dhe Inovacionit), ku paketa e laboratoreve virtuale u instalua në të parin server të fakultetin ku u rikrijua edhe një faqe e re web-i (me ndihmën e E. Nuri). Serveri shërbeu vetëm për dy vite, sepse faqja web e FSHN u rikonfigurua dhe serveri ynë nuk pati më një adresë IP reale që të shihet nga Interneti. Aktualisht ky server është në departamentin e fizikës.

Come determinare a prima vista che un uomo è un buon amante? – Ti abbiamo chiesto durante un sondaggio. Dalle tue risposte c’era un vero ritratto dell’amante dell’eroe. Quindi, un buon amante preferisce il costume da jeans (è stato dichiarato un po ‘più della metà dei lettori del cosmo). È breve o trasporta un acquisto cialis online sicuro classica (30% per entrambe le opzioni), ma non una coda a bilanciere (solo l’1,4% dà la preferenza a uomini dai capelli lunghi brutali). Le braccia del nostro eroe alberi e non vanno al solarium – succede esclusivamente nella stagione (fino al 73,5%!).

Në vitin 2012, mirëprita një vizitë të shkurtër të F. Lowes, i cili prezantoi disa leksione për studentët e departamentit tonë. Përfunduam së bashku artikullin e dytë teorik, që u botua në revistë me faktor impakti të lartë. Aty ne arritëm të shprehim shtjellazi, koeficentët e Gausit (momentet multipolarë) nëpërmjet densitit të rrymave në bërthamën e lëngët të Tokës.

Në degën e Fizikës kanë qenë të rrallë studentët e ekselencës pas viteve 1998, kur kjo degë, rezultoi si dega më pak e preferuar nga të gjitha degët e tjera të FSHN-së. Ndërkohë që studentët e diplomuar më parë vazhduan doktoratura në perëndim dhe mbetën andej. Kam mbresa të thella për studentë të tillë si L. Mersini. O. Ciftja, A. Gashi, E. Gjona, P. Hoxha, H. Kamberi, E. Kafexhiu etj.

Por do të ndalem në udhëheqjen e viteve të fundit të K. Peqinit, meqënëse ai zgjodhi të vijonte edhe doktoraturën këtu nën udhëheqjen time. E udhëhoqa atë qysh në tezën e tij master shkencor në fizikë. Teza e tij pati si objekt të ashtuquajturin model “domino” mbi ndryshimin stokastik të momentit dipolar të fushës gjeomanjetike. Pasi modifikova programin në fortran të llogaritjeve numerike të modelit, e përshtata programin për MatLab, që K. Peqini ta ekzekutonte në PC dhe në server. U kryen me dhjetra ekzekutime ku ndryshoheshin parametra të ndryshem deri sa u arrit në përfundime të ndryshme nga autorët fillestarë të modelit “domino”.

Rezultatet e punimit që zgjatën edhe përtej masterit u publikuan në një artikull (2015), në revistë me faktor të lartë impakti. Aty provuam se modeli domino mund të përdorej jo vetëm për modelimin e përmbysjeve të fushës gjeomanjetike (ndryshimi i polaritetit veri-jug) por edhe për modelimin e variacionit shekullor. Më pas filloi edhe tezën e doktoraturës “Modele të variacioneve kohore dhe hapsinore të fushës gjeomanjetike”. U investova shumë në udhëheqjen e doktoratës së tij, duke bërë programet e llogaritjeve numerike, duke i ekzekutuar ato dhe duke grafikuar e interpretuar rezultatet e madje duke shkruar disa artikuj. Një ndihmesë për suksesin e kësaj doktorate ishte edhe projekti i mobiliteteve dypalëshe me Austrinë (Seksioni Geomanjetizëm i Institutit Meteorologjk dhe Gjeodinamik të Vienës), nga ku përftuam të dhënat për territorin austriak si dhe të dhënat që na u vunë në dispozicion nga INGV Romë.

Më 2016, së bashku me Dr. S. Boci, arritëm të botonim një artikull në revistën didaktike të mirënjohur të fizikës European Journal of Physics. Unë kam recenzuar prej kohësh shumë artikuj që dërgoheshin në këtë revistë nga autorë prej vendeve të ndryshme. Më 2017 kjo revistë më akordoi çmimin “Outstanding reviewer of 2017”.

Ju ktheva përsëri botimit në këtë revistë në gusht 2018 me artikullin e fundit, ku jo vetëm revokohej një ide e artikullit tim të 40 viteve më parë mbi rezonancën parametrike, por zgjerohej, e ngrihej në një nivel të denjë për këtë revistë. Përgjigja pozitive më erdhi nga redaksia në fillim të tetorit 2018. Me këtë artikull unë mbylla periudhën aktive në departamentin e fizikës.

Kur analizoj mbresat e mia mbi veprimtarinë mësimdhënëse, më rezulton se jam përpjekur të arrij dhe mbaj një standart të lartë si në mësimdhënie ashtu edhe në vlerësimin e studentëve, pa bërë dallime apo favore.