Mësime interactive në Fizikë, Kimi dhe Matematikë (klasa 10, 2013).

 

Udhëzime mbi ekzekutimin e Applet-eve

Demonstrimet apo vizualizimet e dukurive të ndryshme fizike, kimike, etj. , si dhe punët laboratorike virtuale (ato që kryhen në kompjuter me paisje virtuale që simulojnë paisjet laboratorike), zakonisht realizohen nëpërmjet të ashtuquajtit Applet ose Java Applet. Java Applet është një aplikim (program) i shkruar në gjuhën e programimit Java dhe i kompiluar për tu hedhur në Internet në formën e një skedari binar (emri.class) ose në formën e një skedari të zipuar (emri.jar) kur janë shumë programe (klasa) që ekzekutohen bashkërisht.

Përdoruesi e ekzekuton Java Applet-in nga një faqe web-i. Në këtë faqe ështëështë shkruar një tag-html- je qëi tregon browser-it të ngarkojë Applet-in nga një adresë (adresëurl – në Internet apo lokalisht nga kompjuteri). Pasi ngarkohet Java Applet-i, ai ekzekutohet nga një Java Virtua Machine (JVM) veçmas nga web-browser-i.Zakonisht hapet një dritare (frame) brenda vetë faqes web. Në këtë dritare ka objekte (trupa që mund të lëvizin apo paisje virtuale), butona komandues, kuti teksti, rrëshqitësa, etj. , me anë të të cilëve realizohet një eksperiment virtual apo demonstrohet një dukuri. Në rastin e skedarëve .jar, duhet shkarkuar më parë ky skedar e mandej të ekzekutohet nga broëser- i cili hap një dritare tjetër për të.

Vitet e fundit është zhvilluar një teknologji e re HTML e ashtuquajtur HTML5 në të cilën aplikimet Java janë lehtësuar me anë të shkrimit të kodeve në Java script brenda faqes html dhe epërsia e tyre është se suportojnë sisteme andoid, IPhone, etj.

Aktualisht Applet-et suportohen nga Internet Explorer 11.0, Firefox Mozilla 52.0. Sistemi Microsof Windows i çfardo versioni (XP/7/8/etj.) vjen me Internet Explorer të instaluar. Kushti kryesor që kërkojnë Applet-et për t’u ekzekutuar është që browser-i të jetë i paisur me shtojcën Java add-on, që mund të shkarkohet lehtësisht nga site-i: https://java.com/en/download/index.jsp

  • Bëni kujdes që të zgjidhni variantin e përshtatshëm për sistemin tuaj.
  • Pasi ta keni instaluar java-n, bëhet i aftë automatikisht, në parim, çdo browser për të ekzekutuar applet-et. Por siguria në internet shpesh e pengon këtë ekzekutim. Prandaj, ndiqni këto hapa:
  • Gjeni aplikacionin Java (në sistemet Windows 7, XP ose më të vjetër ai gjendet te Panali i Kontrollit (Control Pannel) , ndërsa te WindoWs 8 do ta gjeni te fondi i aplikimeve (zgjidh „Configure Java“ ) Pasi klikon mbi të hapet dritarja e Java-s e ciLa ka disa tab-e. Pasi klikoni te tab-i i parë i emërtuar „General“, hapet dritarja me dy butona „settings“, klikoni tek e dyta (Temporary Internet Files) dhe nëse është çekuar kutia e me emrin “Keep temporary fileson my computer“ , hiqeni çekimin. Mandej, klikoni te tub-i : “Security” , pasi hapetr dritarja e saj, uleni nivelin e sigurisë në minimum (Medium) dhe çekoni kutinë “Enable Java content in the broëser”, kjo duhet të jetë automatikisht e çekuar sapo instalohet Java dhe hapet brwoser-i pas këtij instalimi.
  • Nëse gjatë hapjes së faqeve, browser-i ju nxjerr te shiriti poshtë menusë mesazhin “Java (TM) was blocked….”, zgjidhni butonin “Run…” ose nëse te adresa e faqes ju shfaqet shenja e bllokimit në fund të adresës (një kryq), klikoni mbi këtë shenjë dhe në opsionet që dalin zgjidhni çbllokimin.

 

Përmbajtja e paketës së mësimeve interaktive

Kjo paketë përmaban disa mësime nga tre lëndë bazë të shkollës së mesme: Fizikë, Matematikë dhe Kimi. Mësimet janë zgjedhur në mënyrë që të ilustrohen kryesisht me anë të Applet-eve, në ndonjë rast edhe me anë të Adobe Flash Player (nëse nuk e keni të instaluar në kompjuterin tuaj shkarojeni nga adresa: http://get.adobe.com/flashplayer/ ). Nëpërmjet këtyre ilustrimeve, nxënësi mund të ndërhyjë në bashkveprim me mësimin, duke kryer veprime të ndryshme që shpjegohen në faqet html. Ky bashkveprim e lëhtëson përvehtësimin e mësimit dhe nxënësi i fikson më mirë konceptet e shtjelluara në mësim.

Më poshtë jepet lista e mësimeve për secilën lëndë. Mjafton të klikoni mbi Lëndën përkatëse që të hapet skedari me listën e mësimeve të asaj lëndë ose klikoni direkt mbimësimin përkatës që të hapet ai mësim.

Fizikë:

Kimi:

Matematikë: