Fakulteti i shkencave të natyrës
PROJEKTI:
Kini kujdes me ekzekutimin e skedareve .jar, sigurohuni qe browseri juaj mund t'i ekzekutoje ata. Janë të mirëpritura vërrejtjet dhe sugjerimet në adresën: bejo.duka@unitir.edu.al"Krijimi i Laboratoreve virtuale për lëndët Fizikë, Kimi dhe Biologji në Fakultetin e Shkencave Natyrore"
Në kuadrin e këtij projekti, të financuar nga Agjensia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI),
më 2011 u konfigurua një HTTP server. Në të u instalua
dhe një faqe provizore e site-it www.fshn.edu.al (me kontributin e E.Nuri).
Kjo faqe mund të aksesohej jo vetëm nga çdo kompjuter i rrjetit të
Fakultetit të Shkencave të Natyrës, por edhe nga çdo kompjuter në Internet.
Në këtë server ishin instaluar laboratoret virtuale, që mund të shkarkoheshin apo
të ekzekutoheshin nga padagogë e studentë. Por më 2013, administrata e UT ndryshoi provajderin e Internetit
dhe nuk na dha një adresë IP reale, prandaj ky server nuk shihet më nga Interneti.
Shpresojmë që këto laboratore të ndihmojnë pedagogët për të përmirësuar e pasuruar mësimdhënien kryesisht në kurse të niveli të parë të Fizikës, Kimisë, Biologjisë. Por, më shumë shpresojmë që këto laboratore të ndihmojnë studentët në përvehtësimin e kurseve të Fizikës, Kimisë dhe Biologjisë.
Laboratoret virtuale janë në formë demonstrimesh ose eksperimentesh që studenti kryen në kompjuter, duke futur të dhëna e duke marrë rezultate në mënyrë të ngjashme si në laboratoret reale. Në shumicën e rasteve ato janë simulime apo animime të thjeshta dukurish apo eksperimentesh. Ato u japin mundësi përdoruesve që jo vetëm të vëzhgojë këto dukuri apo eksperimente, por edhe të kryejë ndonjë matje apo të ndryshojë rezultatin e ndonjë matjeje dhe të regjistrojë rezultate. Shpesh këto rezultate paraqiten grafikisht, ose llogariten nga programe që përdoruesi nuk i sheh, por mund të marrë rezultatin e këtyre llogaritjeve. Në disa punë laboratori janë dhënë edhe detyra për studentin, që mund të pasurohen nga përdorues-pedagogë.
Shumica e laboratorëve virtuale (me përjashtim të pak rasteve nga Fizika) janë adoptime të laboratoreve virtuale të publikuara në site-e të ndryshme në Internet, kryesisht nga site-e të Universiteteve të njohur.
Laboratoret virtuale janë realizuar në mënyra e platforma të ndryshme. Shumica e tyre janë përgatitur në formën e Applet-eve, me anë të programimit në gjuhën Java dhe ekzekutohen nga Brauzerat e Internetit (Mozilla Firefox, Internet Explorer, etj.). Ekzekutimi i tyre, kërkon që brauzeri të jetë i aftë për të interpretuar Javascript. Nëse brauzeri juaj nuk është i aftë, mjafton të shkarkoni nga interneti: Java (TM) Web Start plug-in dhe ta ekzekutoni për ta bërë brauzerin të aftë. Shpesh, qoftë programi Java i kompiluar, qoftë skedarët me vizatime, animime, me tekste shpjegues etj., përmbahen në një skedar të komprimuar (skedari .jar), i cili mund të shkarkohet apo ekzekutohet nga brauzerat e Internetit. Një grup i madh demonstrimesh janë përgatitur në formën e animimeve duke përdorur aplikimin Adobe Flash Professional. Në këtë rast, ekzekutimi i animimit nëpërmjet beauzerit të Internetit, kërkon që në kompjuterin e përdoruesit të jetë i instaluar Adobe Flash Player, i cili shkarkohet falas nga Interneti dhe instalohet në kompjuter lehtësisht. Për përdoruesiit e seksionit të biologjisë gjithashtu do të jete e nevojshme shkarkimi dhe instalimi i Apple Quick Time për të bërë të mundur zhvillimin korrekt të ushtrimeve të përgatitura.
Çdo laborator virtual është i pajisur me sqarime mbi përdorimin ose brenda vetë faqes ku ekzekutohet animimi/applet-i, ose në një faqe tjetër.
Më poshtë jepet lista e eksperimenteve/laboratorëve virtuale. Mjafton të klikoni mbi titujt që të hapet dritarja e eksperimentit/laboratorit përkatës.